UBT News

Zvicra thotë se agresioni rus “nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”

Zvicra ka premtuar mbështetjen e saj për krijimin e një gjykate speciale për të trajtuar krimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

“Zvicra është plotësisht e bindur se agresioni kundër Ukrainës nuk duhet të mbetet i pandëshkuar”, tha departamenti zviceran i punëve të jashtme.

Sipas deklaratës së departamentit, nisma ka tërhequr mbështetje nga 38 vende, përfshirë këtu Francën, Gjermaninë, Norvegjinë, Guatemalën, Japoninë dhe Kanadanë./UBTNews/

Exit mobile version