UBT News

Zvicra sanksionon grupin Wagner

Zvicra do të shtojë ushtrinë private Wagner Group dhe agjencinë e lajmeve RIA FAN në listën e saj të sanksioneve kundër Rusisë, tha të enjten Departamenti Zviceran i Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit.

Ndryshimet hynë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme, shtoi departamenti.

Zvicra ka vendosur sanksione të shumta kundër Rusisë që nga fillimi i luftës duke synuar industri dhe sektorë të ndryshëm në vend./UBTNews/

Exit mobile version