Zvicra ka miratuar raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, “në dritën e agresionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe raporteve për mizori (të kryera nga forcat e armatosura ruse) në Bucha”, tha qeveria zvicerane të mërkurën në një deklaratë.
Departamenti Federal Zviceran i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit ka vendosur gjithashtu sanksione financiare dhe kufizime të udhëtimit për 200 individë të tjerë, përfshirë dy nga vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, shtohet në deklaratë.
“Lista e sanksioneve të Zvicrës tani pasqyron plotësisht atë të BE-së”, tha qeveria, duke shtuar se ndryshimet përkatëse që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të mërkurën./UBTNews/