UBT News

Zvicra miraton martesat e të njëjtës gjini

Pothuajse dy të tretat e votuesve zviceranë kanë mbështetur martesën mes gjinisë së njëjtë, në një referendum.

Diku 64% e votuesve mbështetën këtë vendim, duke e bërë Zvicrën një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që legalizoi martesën e të njëjtës gjini.

Ata që realizuan kampanjat e konsideruan këtë moment historik për komunitetin LGBT. Në prag të votimit, grupet kishtare dhe partitë politike konservatore e kundërshtuan idenë, duke thënë se kjo do të minonte familjen tradicionale.

Zvicra u ka mundësuar çifteve të gjinisë së njëjtë që të regjistrojnë partneritetin nga viti 2007, mirëpo disa të drejta kanë qenë të kufizuara./UBTNews

Exit mobile version