Zvicra do të pranojë refugjatë ukrainas pa procedura të gjata administrative, vetëm nëse ata janë në rrezik të vërtetë në vendin e tyre.
”Të gjithë të tjerët do të duhet të kalojnë nëpër një procedurë azili”, njoftoi qeveria.
Megjithatë, Zvicra synon të koordinohet me Bashkimin Evropian dhe ende po pret konsultime me rajonet e vendit.
Sipas planeve aktuale, masa pritet të zbatohet në vjeshtë.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tani do të bëjë dallimin midis rajoneve të përcaktuara si “të sigurta” dhe “të pasigurta” kur përpunon aplikime të reja.
“Sipas vlerësimit aktual të SEM, aktualisht nuk ka luftime intensive në disa rajone të kontrolluara nga Ukraina në perëndim të vendit”, tha qeveria zvicerane.
Ukrainasit që tashmë kanë ikur në Zvicër nuk preken nga kjo masë.
Megjithatë, kërkesat për ta do të shtrëngohen dhe kushdo që qëndron në Ukrainë për më shumë se 15 ditë në semestër do të humbasë statusin e tij të veçantë të refugjatit.
Më parë, lejoheshin 15 ditë në tremujor.
Ende ka pak më pak se 69 000 njerëz nga Ukraina me status të veçantë të refugjatit që jetojnë në Zvicër./atsh