UBT News

Zvicra duhet t’i ngrijë llogaritë e oligarkëve rusë, thotë kryeministri polak

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi se Zvicra duhet t’i ngrijë llogaritë e oligarkëve rusë në vend dhe t’ua konfiskojë asetet, gjatë vizitës që presidenti zviceran, Ignazio Cassis, pati në Varshavë.

Në përpjekje për të detyruar tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga Ukraina, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të shumta, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse.

“Llogaritë duhet të ngrihen, pasuritë e oligarkëve rusë në Zvicër duhet të konfiskohen dhe i bëra thirrje presidentit që Zvicra t’i qaset kësaj teme me seriozitet”, tha Morawiecki në një konferencë shtypi.

Cassis tha se Zvicra ka miratuar sanksionet e Bashkimit Evropian kundër qindra njerëzve, përfshirë këtu shumë oligarkë./UBTNews/

Exit mobile version