Në Zvicër do të ndërtohet kulla më e lartë prej druri në botë. Projekti, i quajtur Rocket&Tigerli, do të përbëhet nga katër ndërtesa. Kulla do të ndërtohet në qytetin zviceran të Winterthur, i cili ndodhet afër Cyrihut.
Ato do të jenë banesa moderne, me cilësi të lartë dhe me një fluks maksimal të dritës së ditës, sipas projektuesve të tij, firmës daneze Schmidt Hammer Lassen Architects (SHL).
“Është një projekt i madh që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitet, në aspektin social dhe estetik. Për shkak të ekspertizës së fortë që Zvicra ka kur bëhet fjalë për ndërtimet nga druri, ne jemi veçanërisht krenarë që po punojmë në këtë projekt novator”, deklaroi Kristian Ahlmark, partner dhe drejtor i projektimit në SHL.
Ndërtimi i saj pritet të përfundojë në vitin 2026./UBTNews/