UBT News

Zvicër, epidemia e COVID-19 në nivelin më të lartë

Zvicra regjistroi sot, për herë të dytë këtë javë, më shumë se 300 raste të reja ditore të COVID-19, një nivel i paarritur që nga mesi i prillit.

“Situata është nën kontroll, por mbetet e brishtë”, vlerësoi ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, duke vënë në dukje një ulje të caktuar të disiplinës brenda popullatës dhe duke bërë thirrje për respektimin e gjesteve barrierë dhe masave të karantinës.

Qeveria zvicerane nuk vendosi kufizime aq të rrepta, sa vendet e tjera europiane, por ato u hoqën gradualisht nga 27 prill, duke lejuar kthimin e nxënësve në shkolla në mes të majit.

Megjithatë, që nga mesi i qershorit, numri i çështjeve të reja ditore ka vazhduar të rritet, duke i detyruar autoritetet të marrin masa, raporton ATSh.

Që nga korriku, vënia e maskave mbrojtëse është bërë e detyrueshme në transportin publik dhe në disa kantone, siç është Gjeneva, ku numri i rasteve është rritur veçanërisht, përdorimi i tyre është bërë i detyrueshëm edhe nëpër dyqane.

Gjeneva, gjithashtu, ka mbyllur klubet e natës, baret dhe vendet e tjera të argëtimit, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Exit mobile version