Në Këshillin Zgjedhor të Zveçanit, janë katër përfaqësues sot, prej subjekteve politike të PDK, LDK, LVV dhe të zyrës së OIKU-t.
Zyrtari i lartë i Komisionit Zgjedhor në Zveçan, Vuksan Vuksanoviq, ka thënë se probleme ka pasur vetëm në lidhje me transportin e stafit të votimit, ndërsa qendrat janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit. Ai ka shtuar se ka qendra të votimit që nuk kanë mundur t’i hapin sepse nuk kanë pasur leje për përdorim të shkollave, dhe për këtë arsyeje kanë përdorur qendrat alternative si qendra se ku do të votohet. Ndërsa për pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës, ai mendon se nuk ka pasur nevojë për sigurim shtesë.
“Probleme kishte vetëm në lidhje me transportin e stafit të votimit, por gjithsesi pas orës 07:00 të gjitha qendrat e votimit janë hapur. Këshillin zgjedhor, i kemi 4 përfaqësues, këta janë prej subjekteve politike të PDK, LDK, LVV dhe të zyrës se OIKU-t. Kemi qendra votimi që nuk kemi mundur t’i hapim sepse nuk kemi pasur leje t’i përdorim, bëhet fjalë për shkolla dhe më pas këto i kemi përdorur këto qendra alternative të votimit si qendra se ku do votohet. Mendoj që nuk ka pasur nevojë për sigurim shtesë. Sa i përket kësaj qendre të votimit, policia ka qenë e pranishme këtu edhe para procesit zgjedhor, prandaj janë akoma këtu”, ka thënë Vuksanoviq.
Vuksanoviq nuk kishte informacion për numrin e saktë të votuesve.