UBT News

Zv.ministri i Jashtëm: Rusia do të kërkojë garanci “të hekurta” të sigurisë në çdo marrëveshje për Ukrainën

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, tha se Rusia do të kërkojë garanci sigurie nga aleanca ushtarake e NATO-s dhe nga SHBA-ja në çdo marrëveshje për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, një pjesë e këtyre garancive që ai përmendi, përfshijnë përjashtimin e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, që është një ambicie e madhe e Presidentit Zelensky.

Vetëm përmes formimit të garancive të hekurta të sigurisë do të jetë e mundur të arrihet një paqe e qëndrueshme në Ukrainë,” i tha Grushko gazetës ruse Izvestia.

Kujtojmë se Presidenti Donald Trump tha më herët sot se ditën e nesërme do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun Vladimir Putin, ku do të diskutojnë një zgjidhje për luftën në Ukrainë.

Që nga shkurti i vitit 2022, me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas nisjes së sulmit të paprovokuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.

Exit mobile version