Zëvendëskryeministrja e Ukrainës u ka bërë thirrje njerëzve në territoret e pushtuara që të mos marrin pjesë në shërbimet e kishës për shkak të “sulmeve terroriste në kisha”.
Iryna Vereshchuk tha se Ukraina ka marrë informacion dhe u bëri thirrje qytetarëve që “të jenë të kujdesshëm dhe nëse është e mundur të përmbahen nga vizitat e vendeve me turma të mëdha”.
Vereshchuk nuk ofroi ndonjë provë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk u ka kërkuar gjithashtu vendasve që të përmbahen nga ndjekja e shërbimeve të Krishtlindjeve ortodokse në kisha pas shpalljes së njëanshme të armëpushimit rus.
Serhiy Hayday e quajti armëpushimin“një tjetër gënjeshtër dhe kurth”./UBTNews/