UBT News

Zuckerberg lansoi supersyzet me Inteligjencë Artificiale, çka nuk shkoi në prezantimin e madh?

 “Meta” ka zbuluar një gamë të re syzesh inteligjente, të mundësuara nga teknologjia e saj e inteligjencës artificiale (IA), ndërsa pretendon se ato do të jenë një aksesor i domosdoshëm për përdoruesit në të gjithë botën.

Në konferencën vjetore të zhvilluesve “Meta Connect”, shefi Mark Zuckerberg, njoftoi një sërë pajisjesh në partneritet dy firma syzesh.

Firma prezantoi një të quajtur byzylyk nervor, që me Meta Ray-Ban Display, lejon përdoruesit të kryejnë detyra si dërgimi i mesazheve me gjeste të vogla dore. Ngjarja vjen në një kohë kur pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp përballet me shqyrtime të vazhdueshme mbi ndikimin e produkteve të tij, veçanërisht tek fëmijët.

Ai e quajti teknologjinë “zbulim shkencor” para audiences prej qindra personash në kampusin e kompanisë në Silicon Valley, informon BBC.

Meta Ray-Ban Display vjen me ekran me ngjyra të plota e rezolucion të lartë në një lente të vetme, ku përdoruesit mund të kryejnë video-thirrje dhe të shohin mesazhe. Ai përmban një kamerë 12 megapikselëshe.

Gjatë demonstratave të tij para audiencës, gjërat nuk shkuan gjithmonë sipas planit.

Një telefonatë nëpërmjet WhatsApp  e cila është gjithashtu në pronësi të Metës drejtuar syzeve, nuk u realizua pavarësisht përpjekjeve të përsëritura. “Nuk di çfarë t’ju them,” u tha Zuckerberg pjesëmarrësve. “Vazhdoj ta prish këtë gjë.”

Pavarësisht pengesës, Mark shpreson që linja e aksesorëve inteligjentë të Meta-s do të jetë një platformë kyçe për integrimin e mjetit të saj të inteligjencës artificiale, Meta AI, në jetën e njerëzve.

Analistët thonë se syzet ka të ngjarë të jenë më të suksesshme sesa projekti Metaverse me vlerë disa miliardë dollarë i firmës – botë virtuale për të lidhur përdoruesit në mjedise dixhitale.

“Ndryshe nga kufjet VR, syzet janë një formë e përditshme dhe jo e rëndë,” tha zv.presidenti dhe drejtori i kërkimit i Forrester, Mike Proulx.

Ai shtoi “barra është mbi Metën për të bindur shumicën e njerëzve që nuk zotërojnë syze me inteligjencë artificiale se përfitimet i tejkalojnë koston”.

Kompania nuk diskuton informacionin e shitjeve, por ka shitur rreth dy milionë palë syze inteligjente që kur hyri në treg në vitin 2023.

Syzet inteligjente të Metës do të jenë në dispozicion këtë muaj dhe do të kushtojnë 799 dollarë qindra dollarë më shumë se syzet aktuale inteligjente të Metës. Zuckerberg zbuloi syzet Oakley Meta Vanguard me çmim 499 dollarë, që u drejtohen entuziastëve të sportit, si dhe gjeneratën e dytë të syzeve Ray-Ban Meta, me çmim 379 dollarë.

Zuckerberg tha në korrik se kompania do të shpenzonte qindra miliarda dollarë për ndërtimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale në SHBA. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version