Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg u ka kërkuar falje përdoruesve për mosfunksionimin e rrjeteve sociale për pothuajse gjashtë orë – duke ndikuar te më shumë se 3.5 miliardë përdorues në të gjithë botën.
Miliarderi kërkoi falje pasi një problem teknik shkaktoi ndërprerjen e rrjeteve sociale nga ora 16:00 (me kohë lokale) pasditen e së hënës. Rrjetet sociale u rikthyen në orën 22:00.
Për orë të tëra, miliarda njerëz potencialisht e gjetën veten pa rrjete sociale në të cilat mbështeteshin për të mbajtur kontakte me miqtë dhe familjen.
Ndërkohë, bizneset e vogla në të gjithë botën, të cilat përdorin mediat sociale për t’u lidhur me klientët, u përballën me perspektivën e një goditjeje financiare të papritur.
Kjo është ndërprerja më e gjatë ndonjëherë, sipas grupit të monitorimit të ueb faqeve, Downdetector.
Raportohet se Zuckerberg ka humbur rreth 7 miliardë dollarë pas rënies së rrjeteve sociale./UBTNews