Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar së ka shtyrë diskutimin publik për vendosjen bllok-tarifës deri më datë 31 janar 2022 deri në orën 16:00.
ZRrE ka njoftuar se diskutimi publik është shtyrë duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente në raportet e publikuara për konsultim publik:
Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), dhe Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRrE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.
ZRrE përmes këtij njoftimi ka ftuar palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRrE-së t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero-ks.org.
Faza e konsultimit publik për propozimin e ZRrE-së për vendosjen bllok-tarifës ka qenë e planifikuar të përfundojë më 28 janar 2022.