Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.
Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për KosovaPress se Bordi i këtij institucioni, sot në seancën e dytë me radhë për këtë vit që do të mbahet prej orës 10:00, do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Sipas tyre, pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.
“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.
Sipas ZRrE-së, pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.