UBT News

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin, në batë të cilave të hyrave nuk do të ketë ngritje të tarifave për vitin 2026 për qytetaret që ngrohen nga ‘Termokos’ në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Ndërsa është bërë e ditur se ZRrE do t’i ulë tarifat për ata që ngrohen nga ngrohtorja “Termokos” dhe “Gjakova”,

Pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu tha se kjo ulje bëhet për shkak kursimit që është bërë.

Me propozimin e këtij viti të hyrat e lejuara maksimale për NQ ‘Gjakova’ dhe NQ ‘Termokos’ do të rezultojnë që për ‘Termokos’ do të kemi zbritje të tarifave për rreth 4 për qind, ndërsa për NQ Gjakova për 5 për qind. Kjo duhet të theko jomë që është vetëm për konsumatorë për matje, meqë kemi konsideruar që ka pasë kursim te kjo kategori e konsumatorëve dhe si rezultat i këtij kursimi është  refklektu edhe në tarifat e këtyre dy ndërmarrjeve për vitin 2025/2026. Iu bëjmë thirrje konsumatorëve se ZRRE  nëse kemi kursim në sektor ato do të reflektohen gjithmonë në vitin pasues meqenëse sipas edhe pedologjisë ne duhet të reflektojmë vetëm kostot e arsyeshme. në këtë rast kemi pasë kursim dhe është kthyer në  zbritje të tarifave dhe rrjedhimisht edhe me benifit për të gjithë konsumatorët që kanë kursyer”, tha ai.

Ai ka sqaruar se ulje do të ketë për konsumatorët me matje.

Gjithë konsumatorët me majte do të kenë zbritje të tarifave, ndërsa për konsumatorët pa matje apo sipërfaqe do të mbeten tarifat e njëjtat, siç kanë qenë ato në sezonën e kaluar. Kursimi ka qenë vetëm te kjo kategori e konsumatorëve”, shpjegoi ai.

Ndërsa gjatë mbledhjes, Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit për Energji Termike dhe Gaz në ZRrE ka treguar se të hyrat e lejuara që do të mblidhen nga tarifat janë mbi 11 milionë euro.

Kostot operative janë përcaktuar në vlerën e 7 milionë e 49 mijë euro, të cilat madje ndahen në kosto fikse dhe variabile. Kosto fikse janë 3 milion e 307 mijë euro, kurse kostot  variabile janë 3 milionë 741 mijë euro, përafërsisht 50 për qind sepse këtu hyjnë edhe vlera e energjisë…Të hyrat  që do të grumbullohen dhe të mblidhen nga tarifat e ngrohjes qendrore është 11 milionë e 463 mijë e 803 euro që është një rritje nga sezoni në sezon e cila madje është kryesisht për shkak që secilën sezon ‘Termokos’ ka nga një zgjerim të rrjetit të sistemit dhe andaj kemi të hyra dhe energjisë shtesë”, tha ai.

Exit mobile version