Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ka pranuar se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin e ZRrE për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Kjo me arsyetimin, siç tha ai për procesin gjyqësor që është ZRrE sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.
Po ashtu kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) Ymer Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, theksoi se gjatë këtij viti ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm në bazë ligjore për caktimin e tarifave, për të reflektuar kostot e sistemeve.
Për këtë, ai u shpreh se kategoria e shfrytëzimit të energjisë elektrike mbi 600 kWH do të kenë ngritje të çmimit, por sipas tij, edhe këto kategori do të përfitojnë nga subvencionimi qeveritar.
Kryetari i Komisionit Ferat Shala ka pyetur kryesuesin e ZRrE se kush është autor i këtij raporti për rritjen e tarifave.
Deputeti Shala ka pyetur po ashtu se a ka bazë ligjore futja e 75 milionë euro nga qeveria për këtë rritje të tarifave.
“Ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë në ZRrE, nuk ka bazë ligjore”, tha ai.
Pas kësaj, Fejzullahu tha se autorë janë ZRrE dhe bordi i saj është përgjegjës për këtë raport.
Duke mohuar se ka ndërhyrje nga qeveria me subvencione në ZRrE, pasi sipas tij mbështetje ka pasur edhe nga qeveritë e kaluara, Fejzullahu ka folur edhe për rritjen e shpenzimit të energjisë, i cili tha se gjatë dhjetorit ka pasur konsum të lartë deri në 1400 MWH.
Sipas Fejzullahut 30 për qind e konsumatorëve janë të detyruar të ngrohen me energji.