UBT News

Zotohet Zemaj: S’do të ketë më specialistë në rrugë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se nesër do të hapet konkursi për specialistë të papunë.

Ministri Zemaj u zotua se më s’do të ketë as specialistë as mjekë në rrugë.

“Kërkoj që të ndjekeni të gjitha procedurat e rekrutimit dhe konkursi të jetë i transparent. Armatës së mjekëve, po i shtohet profesionalizmi, përkrahja e cilësisë së përkujdesjes. Dua t’jua kujtoj se para disa ditëve, edhe 1 mijë e 500 kolegë tuaj më të rinj, iu bashkuan kuadrit specialistik. Pra, nga sot, nuk ka më as mjek as specialist në rrugë. Mjekët, 1 mijë e 500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar. Edhe në të ardhmen, nuk do të lejojë që asnjë mjek të jetë i papunë, të gjithë specialistët do të kenë vend në spitale. Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore, ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version