UBT News

Zotohet Hoti: FSK do të jetë ushtri moderne e profesionale, që do të avancojë krahas ushtrive bashkëkohore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deklaroi se FSK-ja qe disa vite me radhë e gëzon epitetin e institucionit më të besueshëm.

“Në ditën e FSK-së, në emër të Qeverisë shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të gjitha vendet e NATO-s të cilat kanë ndihmuar në rritjen e FSK-së. Falë ndihmës së tyre, FSK na bënë krenar, është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri.

Hoti u zotua se FSK-ja do të jetë ushtri moderne dhe profesionale, që do të avancojë krahas ushtrive tjera.

“FSK do të jetë ushtri moderne e profesionale, e cila do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara dhe ushtrive bashkëkohore me qëllim që të jetë përherë e gatshme për të garantuar paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi Hoti./UBTNews

Exit mobile version