UBT News

Zonja e parë e Ukrainës takohet me kryeministrin e Katarit

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska u takua me Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thanin, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, për herë të parë qëkur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Gjatë këtij takimi në Ukrainë, zonja e parë ftoi Katarin të marrë pjesë në projektet e Fondacionit Olena Zelenska, i cili u krijua në shtator të vitit 2022 për të tërhequr donatorë të huaj për ndihmë humanitare, mbështetje për arsimin dhe kujdesin shëndetësor në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version