UBT News

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, i kërkon Koresë së Jugut sisteme të mbrojtjes ajrore

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska i kërkoi Koresë së Jugut t’i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, si dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë takimit me presidentin Yoon Suk Yeol në Seul të martën.

Zelenska, e cila po viziton kryeqytetin e Koresë së Jugut si një e dërguar presidenciale ukrainase, kërkoi një sërë pajisjes sikurse detektorë minash, pajisje për çminim dhe automjete të ndihmës së parë, tha të martën zëdhënësi presidencial i Koresë së Jugut, Lee Do-woon.

Sipas zyrës presidenciale të Ukrainës, Zelenska i tha Yoon-it se vendi i saj ka nevojë për ndihmë me teknologjitë për të cilat Koreja e Jugut “është e famshme”./UBTNews/

Exit mobile version