UBT News

Zonja e parë e Ukrainës kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore në një adresim para Kongresit amerikan

Olena Zelenska, the first lady of Ukraine, addresses members of Congress on Capitol Hill in Washington, Wednesday, July 20, 2022. (Jabin Botsford/The Washington Post via AP, Pool)

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore në vendin e saj në një adresim para ligjvënësve të mërkurën.

“Fatkeqësisht lufta s’ka mbaruar ende, terrori po vazhdon dhe unë ju apeloj të gjithëve, në emër të atyre që kanë vdekur, në emër të atyre që kanë humbur krahët dhe këmbët, në emër të atyre që janë gjallë dhe mirë, dhe në emër të atyre që presin familjet e tyre të kthehen nga fronti i luftës. Po kërkoj diçka të cilën s’do të doja kurrë të ndodhte, po kërkoj armë”, i tha ajo Kongresit amerikan.

Zelenska shtoi se si shumë nëna ukrainase, ajo dëshiron që gjithçka të kthehet në normalitet dhe dëshiron që t’u japin fëmijëve të tyre shpresë për të ardhmen. Ajo falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i ka dërguar tashmë Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version