UBT News

Zonja e Parë e Ukrainës: Djali im dëshiron të bëhet ushtar

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska thotë se pas luftës në Ukrainë, djali i saj 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar.

Në një intervistë për NBC, Zelenska tha se gjëja e vetme që djali i saj Kyrylo dëshron ta bëjë “janë artet marciale dhe të mësojë se si të përdoret një pushkë”. Ajo shpreson se do t’i rikthehet fëmijëria e djalit të saj.

Zelenska, gruaja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kërkoi më shumë armë për Ukrainën.

Duke folur për ndikimin e luftës pesëmujore te djali i saj, ajo tha: “Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e valleve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht”. Por pas pushtimit të Rusisë, “padyshim që ai dëshiron të bëhet ushtar”.

Zelenska, e cila është gjithashtu nënë e 18-vjeçares Oleksandra, foli për gjendjen e vështirë të fëmijëve dhe prindërve të tjerë gjatë vizitës së saj në ShBA./UBTNews/

Exit mobile version