UBT News

Zona e evakuimit të Khersonit do të zgjerohet me 15 km

Zyrtarët rusë në Kherson po zgjerojnë zonën e evakuimit më larg nga lumi Dnipro, duke pretenduar se Ukraina po përgatitet të sulmojë digën Kakhovka dhe të përmbyt zonën.

Në Telegram, Vladimir Saldo, kreu i rajonit i mbështetur nga Rusia, tha se ai po zgjeronte zonën me 15 km shtesë (9 milje) për të përfshirë shtatë vendbanime të tjera.

“Për shkak të mundësisë së përdorimit të metodave të ndaluara të luftës nga regjimi ukrainas, si dhe informacionit se Kievi po përgatit një sulm masiv me raketa në hidrocentralin Kakhovka, ekziston një rrezik i menjëhershëm i përmbytjes së rajonit të Khersonit”, tha ai në një video-mesazh.

“Duke pasur parasysh situatën, kam vendosur të zgjeroj zonën e evakuimit me 15 kilometra nga Dnipro… vendimi do të bëjë të mundur krijimin e një mbrojtjeje të shtresëzuar për të zmbrapsur sulmet ukrainase dhe për të mbrojtur civilët”.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën se planifikojnë të sulmojnë digën./UBTNews/

Exit mobile version