Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka komentuar situatën politike në vend, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë që buron nga mungesa e gatishmërisë për kompromis nga partia më e madhe në pushtet.
Zogaj tha se, megjithë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kriza në nivel qendror nuk duhet anashkaluar.
“Sa i përket zgjedhjeve lokale, jemi në përgatitje për datën e shpallur, 12 tetorin. Por kjo sagë që po shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur fokusohemi tek zgjedhjet lokale. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë krizën që po ndodh aktualisht, e cila është pasojë e partisë më të madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.