Një zjarr tragjik ka përfshirë një shkollë fillore në Edarasha të Kenisë, duke shkaktuar të paktën 17 viktima, shumica e të cilëve janë nxënës. Sipas raportimeve të fundit, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi shumë fëmijë të tjerë janë dërguar në spitale në gjendje të rëndë dhe me djegie të shumta.
Arsyet e zjarrit mbeten të paqarta dhe autoritetet janë duke hetuar ngjarjen për të zbuluar shkakun e këtij incidenti të rëndë. Në vendngjarje, ekipet e Kryqit të Kuq janë angazhuar për të ofruar ndihmë nxënësve, mësuesve dhe familjeve të prekura nga kjo tragjedi.
Ndihma emergjente dhe mbështetje psikologjike janë duke u ofruar për të ndihmuar ata që janë prekur nga ky zjarri shkatërrues./UBTNews/