Mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë një shkollë në fshatin Llugë të Podujevës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për UBTNews se nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, njoftoi Ahmeti./UBTNews