UBT News

Zjarri në zyrën e arkivit të PK-së në Drenas, rekomandohet suspendimi i tre punonjësve

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës, dy zyrtarë policorë dhe një nga stafi civil i PK-së, për shkak të rastit të djeshëm në Drenas, ku kishte shpërthyer një zjarr në zyrën e arkivit të stacionit policor.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndryshe, zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Exit mobile version