Njëmbëdhjetë pasagjerë janë zhdukur pas një zjarri në një traget pranë ishullit grek të Korfuzit.
Zjarri në Euroferry Olympia, në pronësi të kompanisë italiane Grimaldi, ka rënë në orën 4:12 me orën lokale të së premtes.
Ai po lundronte përmes detit Jon për në portin italian të Brindisit me 288 persona në bord.
Roja bregdetare greke tha fillimisht se 278 persona ishin shpëtuar, përfshirë një person që nuk ishte në listën zyrtare të pasagjerëve.
Dy pasagjerë të huaj u gjetën më pas dhe u transportuan në spital me helikopter, ndërsa 11 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Një anëtar i ekuipazhit 42-vjeçar u plagos gjithashtu dhe është transferuar në Korfuz “si masë paraprake”, ka konfirmuar drejtori i spitalit të Korfuzit, Leonidas Roumbatis./UBTNews/