Në Kukës autoritetet vijojnë operacionin nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë këtë zonë.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.
Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tek Qafa e Kumbullës.