Zjarrfikësit janë duke u munduar të shuajnë zjarrin që përfshiu qindra kontejnerë transporti në portin Iskenderun të Turqisë.
Autoriteti detar tha se zjarri është vënë nën kontroll pas përpjekjeve të kombinuara nga toka dhe deti.
“Anijet në pritje duhet të drejtohen në objekte të tjera pasi shërbimet e trajtimit të anijeve nuk mund të ofrohen”, tha autoriteti në një postim në Twitter.
Një burim nga porti tha se flakët nuk ishin përhapur në zonën ku ruheshin materialet e ndezshme dhe se shkaku i zjarrit, i cili ka nxjerrë një re të madhe tymi të zi mbi qytet, është ende i paqartë./UBTNews/