UBT News

Zjarrfikës nga e gjithë Evropa po luftojnë me zjarrin në Francë

Zjarrfikës nga e gjithë Evropa po i dalin në ndihmë Francës në luftimin e zjarrit “përbindësh” për të tretën ditë radhazi – ndërsa edhe vende të tjera po digjen nga zjarri.

Zjarri në rajonet Gironde dhe Landes ka dëmtuar 29 milje katrorë tokë – rreth 7 mijë hektarë.

Së paku 10 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa 360 zjarrfikës dhe 100 makina u dërguan nga Gjermania, Rumania, Polonia e Austria për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Greqia dërgoi gjithashtu dy avionë të specializuar, si dhe Suedia dy avionë zjarrfikës Air Tractor për të ndihmuar me zjarret në Brittany.

Temperaturat e larta të gushtit dhe periudhat e gjata pa reshje kanë sjellë zjarre rurale në të gjithë kontinentin.

Në Portugali, 1 mijë e 500 zjarrfikës po punojnë për të gjashtën ditë radhazi për të shuar zjarrin në rajonin qendror Covilha. Si pasojë e zjarrit atje, janë djegur 40 milje katrore, përfshirë edhe pjesë të parkut kombëtar Serra da Estrela.

Përtej Alpeve, helikopterët e ushtrisë zvicerane po ua transportojnë ujin lopëve, derrave dhe dhive. Në pjesë të tjera të Francës, kamionëve u duhet të dërgojnë ujë në fshatra të largëta ku burimet janë tharë./UBTNews/

Exit mobile version