Departamenti Shtetëror i Shëndetësisë në Hawai paralajmëroi të premten se hiri dhe pluhuri nga ndërtesat e djegura mund të bartin kimikate toksike si azbesti dhe plumbi.
Banorët që thithën ajrin e kontaminuar dhe kërkuan në rrënoja pa pajisje mbrojtëse, janë ekspozuar ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer.
Me marrjen e këtyre kimikateve, grimcat hyjnë në mushkëri dhe pastaj në qarkullimin e gjakut.
Këto përbërje kimike ndotin ajrin, ujin po ashtu edhe rrënojat, ku rrisin rrezikun e disa kancerve, defekteve të lindjeve dhe dëmtimeve kognitive me pasoja afatgjate.
Banorët janë këshilluar që të shmangin pishinat, të bëjne dush të shpejtë me ujë të vakët, rrobat t’i lajnë me ujë të ftofhtë, të shmangin akullin nga prodhuesit automatikë të akullit dhe të përdorin pjatalarëse me cilësime të tharjes në ajër për të larë enët.