Kryebashkiaku i Lahainas thotë se fokusi kryesor i autoriteteve është të “shpëtojnë jetë” pasi zjarret vazhdojnë të përfshijnë qytetin, i cili ishte një zonë popullore tregtare.
Të paktën 36 persona kanë vdekur pas zjarreve që shpërthyen disa pjesë të ishullit Hawaii të Maui.
“Fokusi ynë kryesor tani është të shpëtojmë jetë”, tha kryebashkiaku i Maui, Richard Bissen Jr.
Guvernatorja në detyrë Sylvia Luke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe u ka kërkuar njerëzve të mos udhëtojnë në ishull, duke e përshkruar atë si “një vend jo i sigurt”./UBTNews/