UBT News

Zjarret në Greqi, evakuohen mijëra persona

Zjarret po vazhdojnë të përhapen në ishullin grek të Evias, duke detyruar banorët të ikin drejt detit. Mbi 2 mijë persona janë evakuuar.

Zyrtarët lokalë thanë se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret, duke shtuar se pjesë të ishullit tashmë ishin shkatërruar.

Greqia po përjeton valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vjet, ku temperaturat janë rritur në 45 gradë Celsius.

Një numër zjarresh kanë goditur vendin ditët e fundit. Një zjarr në Athinë thuhet se është shuar./UBTNews

Exit mobile version