UBT News

Zjarret, “kokëçarje” për shumë vende të rajonit dhe Evropës

Si pasojë është shënuar një viktime në fshatin Novosellë të Malishevës. Sipas deklaratave të familjarëve, dyshohet se viktima pas mesnate dhe kishte shkuar te stalla e tij, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar. Vdekja e tij dyshohet të jetë shkaktuar nga tymi. Në Shqipëri shumica e vatrave të zjarrit janë shuar. Zjarri është vënë nën kontroll edhe në Gjirokastër ku një ditë më pare u shënua një viktimë, ndërsa vazhdon situata kritike në Gadishullin e Karaburunit.

Edhe shtetet e Evropës Perëndimore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Më e rrezikshmja vazhdon të mbetet Turqia ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave ndërsa Italia dhe Greqia mbeten vetëm me dëme materiale.

152 nga 163 vatrat e zjarrit që ishin aktive nga 28 korriku janë shuar ndërkohë që 11 ndër to mbeten akoma aktive. Nga këto zjarre janë prekur 18 rrethe, 78 fshatra, 2 mijë e 219 fermerë në 5 krahina të ndryshme. Turqisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë vende të tjera si Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kroacia, Spanja dhe Ukraina përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Edhe shteti Grek po përballet gjithashtu me vatra të mëdha të zjarrit të cilat fatmirësisht deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme njerëzore vetëm materiale.

Shumë njerëz kanë humbur çdo pasuri që kishin, shtëpi e bagëti ndërsa po përballen edhe me një fenomen tjetër ku shumë njerëz kanë përfituar nga rasti për të grabitur çdo gjë me vlerë që mbeti pas nga zjarri. Ndërkohë Sardenja, Siçili, Kalabria dhe bregdeti i Adriatikut janë më të prekur nga zjarret në Itali ku shkak për vatrat e zjarrit janë bërë temperaturat e larta në disa vende e në disa të tjera mendohet se ka qenë e qëllimshme. Mijëra zjarrfikës luftojnë me flakët, por nuk kanë arritur ti mposhtin ato, për ti dhënë qetësi vendit nga ‘ferri’ që e ka kapluar. Rreth 20 mijë hektarë tokë janë djegur me pyje e kullota dhe 1.500 persona janë evakuuar. Sipas studimeve do të duhen të paktën 15 vite që ekosistemi të ripërtërihet.

Exit mobile version