Sot rreth orës 15:30 zjarri ka përfshirë një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për UBTNews se nuk ka të lënduar.
“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar, derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”, deklaroi ajo./UBTNews