Pjesëmarrësit në samitin e OKB-së për klimën COP30 janë evakuuar pasi mbrëmë një zjarr shpërtheu në një pavijon në Belem – Brazil.
Zjarri ka shpërthyer në zonën e pavijonit nën rrethana ende të paqarta.
Ministri i Turizmit i Brazilit, Celso Sabino, tha se zjarri ishte nën kontroll dhe se nuk raportohet për të lënduar.
“Zjarri është nën kontroll, zjarrfikësit nga shteti janë në vendngjarje”, tha ministri për televizionin brazilian, pak minuta pas evakuimit të vendit.
Mijëra njerëz po merrnin pjesë në bisedimet e OKB-së për klimën, përfshirë anëtarë të delegacioneve nga bota, e cila do të përfundojë sot./S.K/KP/
