Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta në Hong Kong, ku punojnë me qindra persona.
Zjarri ka rënë në katet e poshtme të ndërtesës 38-katëshe të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërkohë që deri në këto momente 300 persona janë evakuuar, transmaton a2news.al.
Një grua u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje, ndërkohë që vijon puna për fikjen e flakëve nga qindra zjarrfikës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ndërtesë.