Një zjarr masiv ka shpërthyer në një kamping në Caen-en-Roussillon, në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës jugore, duke detyruar evakuimin e 3 mijë pushuesve gjatë natës. Shërbimi Zjarrfikës njoftoi se zjarri, i nxitur nga erërat e forta që fryjnë me shpejtësi deri në 80 km/h, filloi rreth orës 02:00 me orën lokale dhe u përhap me shpejtësi.
Pushuesit e kampingut janë strehuar në një ndërtesë komunale për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa zjarrfikësit kanë punuar për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Në një tjetër incident të rëndësishëm, një zjarr i madh ka shpërthyer në Frontinian, një lagje në Herault pranë Montpellier, që është raportuar si më i madhi i periudhës në rajon. Ky zjarr, që ndodhi dje pasdite, është vënë nën kontroll nga një ekip zjarrfikësësh prej 600 anëtarësh që kanë punuar gjatë gjithë natës.
Zjarrfikësit janë të angazhuar për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Ky zjarr në Frontinian është raportuar si më i madhi i verës në Francë, duke e lënë pas vetëm zjarrit të qershorit në Vidauban, në rajonin Var./UBTNews/