Një zonë e fshatit Dobërllukë në Vushtrri është përfshirë sot nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Zahiti ka treguar se njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
“Rreth orës 12:00 është raportuar për zjarr në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Nga informatat e para përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Njësitë relevante kanë nisur hetimet për zjarrin”, ka thënë Zahiti.