Fluturimet janë pezulluar në aeroportin e Katanias në Sicili deri në orën 14:00 të së mërkurës, pasi një zjarr shpërtheu të dielën mbrëma, tha të hënën kompania e menaxhimit të aeroportit Sac.
“Nuk raportohet për njerëz të lënduar”, shkroi Sac në Twitter, duke falënderuar brigadën e zjarrfikësve, agjencitë shtetërore, ndihmën e parë dhe komunitetin e aeroportit për veprimin e menjëhershëm, raporton ANSA.
Zjarri raportohet se ka rënë rreth mesnatës të së dielës dhe është vënë nën kontroll brenda një ore.
Fluturimet janë drejtuar për në aeroporte të tjera në ishull.