UBT News

Zjarr masiv në afërsi të Burrelit në Shqipëri

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e njohur si Kongrazhd në afërsi të Burrelit.

Dyshohet se flakët fillimisht kanë përfshirë disa livadhe me barë të thatë por janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë.

Flakët e ndihmuar nga era kanë përshkuar disa hektar livadhe e më pas kanë përfshirë zonën me dushqe që ndodhet përreth.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit, ekipi kundër zjarrit, shërbimi pyjor, policia lokale etj.

Sipërfaqja e madhe e vatrës së zjarrit e bën të pamundur izolimin e shpejtë ndërsa kërkohet mbështetje edhe nga banorë të zonës./UBTNews/

Exit mobile version