UBT News

​Zjarr i qëllimshëm në Çagllavicë, dy persona të panjohur djegin veturat

Në një autosallon në Çagllavicë në Prishtinë janë djegur dy vetura. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version