Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore “të zgjuara” janë të ndikueshme nga hakerët keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të ekspozuar ndaj rrezikut. Hakerët mund të shfrytëzojnë anët e dobëta të makinerive bujqësore.
Gjiganti i prodhimit bujqësor, John Deere thotë se tani po punon për të rregulluar çdo pikë të dobët në softuerin e tij.
Në një raport të fundit të Universitetit të Cambridge-t thuhet se spërkatësit automatikë të të korrave, dronët dhe korrësit robotikë mund të jenë pre e sulmeve kibernetike.
Mbretëria e Bashkuara dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) kanë paralajmëruar se kërcënimet nga sulmet kibernetike po rriten. John Deere tha se mbrojtja e klientëve, makinerive dhe të dhënave të tyre ishte një “prioritet kryesor”.
Teknologjia e mençur po përdoret gjithnjë e më shumë për t’i bërë fermat më efikase dhe produktive – për shembull, deri më tani korrja intensive e punës e kulturave ushqimore delikate si shpargu ka qenë përtej mundësive të makinerive.
Gjenerata e fundit e robotëve bujqësorë përdorin inteligjencën artificiale, duke minimizuar përfshirjen e njerëzve. Ato mund të ndihmojnë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore ose për të rritur rendimentin, por frika nga rreziku i natyrshëm i sigurisë po rritet, duke shtuar shqetësimin për zinxhirët e furnizimit ushqimor që tashmë po kërcënohet nga lufta në Ukrainë dhe COVID-19./UBTNews/