UBT News

Zimbabve konfirmon rastet e para të lisë së majmunit

Zimbabve ka konfirmuar dy raste të para të Lisë së majmunit (mpox), sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë. Të dhënat mbi variantin e sëmundjes nuk janë specifikuar në deklaratë.

Rasti i parë është zbuluar te një djalë 11-vjeçar, i cili filloi të zhvillonte simptoma muajin e kaluar pas udhëtimit të tij në Afrikën e Jugut. Rasti i dytë është identifikuar te një burrë 24-vjeçar, i cili u sëmur pas një udhëtimi në Tanzani.

Të dy pacientët po marrin trajtim dhe gjendja e tyre është përmirësuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë duke zhvilluar një proces gjurmimi të kontakteve për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të infektuar.

Rastet janë konfirmuar në kryeqytetin Harare dhe në qytetin jugor të Mberengwa. Ky zhvillim vjen pas shpalljes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në gusht të këtij viti, ku mpox u shpall një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet, pas përhapjes së një varianti të ri viral nga Republika Demokratike e Kongos në vendet fqinje afrikane.

Varianti i ri, i njohur si “clade 1b”, ka shkaktuar shqetësim global për shkak se duket se përhapet më lehtë përmes kontaktit të ngushtë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit dëshiron të sigurojë publikun se situata është nën kontroll,” theksoi Ministri i Shëndetësisë, Douglas Mombeshora, duke apeluar për kujdes dhe vigjilencë nga ana e qytetarëve./UBTNews/

 

 

Exit mobile version