Zhytësi rus Alexey Molchanov ka vendosur një rekord të ri botëror me një zhytje 126 metra pa frymë gjatë Kampionatit Botëror të zhytjes së lirë në Limassol, Qipro.
Ai arriti thellësinë ekstreme në detin Mesdhe duke përdorur vetëm një drite koke, dy pendë dhe një litari si udhërrëfyes, duke realizuar një arritje që konsiderohet ndër më sfidueset dhe më tekniket në botën e zhytjes së lirë.
Kjo kategori kërkon jo vetëm aftësi fizike dhe teknikë të lartë, por edhe kontroll të jashtëzakonshëm mbi frymëmarrjen dhe presionin e ujit në thellësi.
Molchanov theu rekordin e mëparshëm, të vendosur më 2024, kur ishte zhytur 125 metra duke mbajtur frymën për 4 minuta e 32 sekonda.
Kjo zhytje e re, 126 metra, shënon një moment historik në sportin e zhytjes së lirë dhe rrit standardet për të gjithë zhytësit profesionistë.
Ekspertët e zhytjes e përshkruajnë arritjen e Molchanov si një kombinim të jashtëzakonshëm të forcës, fokusit mendor dhe teknikës, duke e bërë atë një prej performancave më impresionuese në këtë sport ekstrem. /A.Z/UBT News/