Programi Bachelor në Arte Dramatike në UBT është krijuar për të formuar gjenerata të reja artistësh dhe profesionistësh kreativë në fushën e aktrimit, regjisë dhe dramaturgjisë. Përmes një kombinimi të teorisë dhe praktikës moderne, studentët përgatiten për sfidat e teatrit, filmit dhe medias digjitale, duke zhvilluar njëkohësisht kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë profesionale.
Misioni i programit është të kultivojë profesionistë që kontribuojnë në zhvillimin kulturor në Kosovë dhe më gjerë, duke nxitur krijimtarinë origjinale dhe përgjegjësinë artistike. Studentët pajisen me njohuri të avancuara në artet dramatike dhe aftësi ndërdisiplinare që i bëjnë të gatshëm për tregun modern të industrisë kreative.
Programi zgjat 3 vite studimi me kohë të plotë dhe përfshin 180 ECTS, ndërsa ligjëratat zhvillohen në Kampusin Kryesor të UBT-së në Prishtinë. Studimet ofrohen kryesisht në gjuhën shqipe, me disa module profesionale në anglisht, duke u mundësuar studentëve një përgatitje bashkëkohore dhe konkurruese.
Programi është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe ofron një ambient modern studimi për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë karrierë në botën e artit dhe skenës.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
