UBT News

Zhvillimi urban në kryeqytetin e Kosovës gjatë periudhës së fundit

Ritmi i ndërtimeve në Prishtinë prej kohësh ka pasur kritika nga arkitektë të ndryshëm dhe njohës të zhvillimit urban.

Mirëpo problemet me të cilat ballafaqohet Prishtina sa i përket urbanizmit, sipas drejtorit të Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti nuk kanë dallim prej vendeve të tjera që janë në zhvillim dhe tranzicion.

“Kjo e ka bërë realisht Prishtinën, që përveç të akumuloj dhe të grumbulloj edhe kapitalin njerëzor, profesional dhe intelektual, t’i grumbulloj të gjitha problemet urbane të natyrës urbane që po ballafaqohemi çdo ditë”, deklaroi ai për UBTNews.

E ajo që shihet më shqetësuese mbetet trafiku i ngarkuar në kryeqytet.

“Realisht një zgjerim urban, dhe një zhvillim urban nuk mund të bëhet para se gjithash pa e rregulluar mirë, çështjen e kërkesës për transport publik. E dimë nga statistikat 20 përqind e mobilitetit dhe lëvizshmëris në Prishtinë bëhet me transport publik”, deklaroi ai tutje.

Ndër të tjera Ahmeti shprehet se gjendja nuk është e pashpresë për të ndryshuar, megjithatë shton se problemet nuk mund të zgjidhen me mendësinë të cilën janë shkaktuar.

“Realisht është moskoordinimi edhe ndoshta mungesa e vullnetit se jo paaftësia për e menduar shumë në terma afatgjatë dhe me mendu në terma të interesit publik.gjithsecili është mundu vetëm të bëjë zgjidhje për vetën ose në rastin më të mirë për një komunitet të vogël ndërkohë që mungon ndjenja e komunitetit dhe të menduarit dhe të vepruarit”, deklaroi ai tutje.

Në fund ai u shpreh se nuk ka mbetur 10 përqind e Prishtinës së vjetër nga ndërtimet që janë duke u bërë  vazhdimisht./UBTNews/

Exit mobile version