Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi ka filluar rreth orës 15:00 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar vendimin e institucioneve kosovare që kryetarët e komunave veriore të ushtrojnë mandatin në zyrat e objekteve komunale.